RMV, si është struktura e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 15 korrikut?

Për 15 subjekte politike me gjithsej 1578 kandidat prej nesër fillon fushata për zgjedhjen e 120 deputetëve në përbërjen e 10-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Numri real i kandidatëve është 1560, duke pasur parasysh faktin që nuk janë përmbushur kushtet për votim të diasporës, për çka 6 subjekte politike kanë dorëzuar lista me nga tre kandidatë. Me atë, 18 nga kandidatët e mundshëm janë jofunksional, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Në këto zgjedhje është e dukshme përfaqësimi më i madh i grave, krahasuar me listat e kaluara për deputet. Sipas statistikave të KShZ, rreth 43 % nga kandidatët janë gra.

Në pjesën e përfaqësimit adekuat gjinor, në vend të parë është LSDM, përkatësisht koalicioni “Mundemi”, në listën e së cilit 47,97% janë gra, edhe pse partia fillimisht paralajmëronte renditje 50-50. Në listat e VMRO-DPMNE-së, gratë janë të përfaqësuara me 41,46 %.

Sipas viteve, numër më i madh i kandidatëve për deputet janë të moshës nga 30-49 vjeç, më pas vjen grup mosha prej 50-64.

Mosha e kandidatëve për deputetë, burimi KShZ

Numri më i madh i kandidatëve (52) kanë nga 30 vjeç, ndërsa kandidati më i moshuar ka 18 vjeç.

Kandidatët sipas moshës

Manastir është komuna me numër më të madh të kandidatëve, prej ku vijnë 99 kandidatë për deputetë, pas vijnë komunat nga Shkupi – Qendër (93), Aerodrom (80), Karposh (74), Çair (72), Kisella Vodë (60)… Nga Kumanova janë 78 kandidatë, Tetovë 62, Prilep 61, Shtip 42, Ohër 41…

Në këto zgjedhje marrin pjesë katër koalicione- koalicioni i LSDM-së, VMRO-së, Alteranativa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni i partive jashtëparlamentare Maqedonia e Vetme dhe Frodem.

Përbërja e re parlamentare duhet të mblidhet deri më 5 gusht, përkatësisht në afat prej 20 ditësh pas zgjedhjeve. Duke pasur parasysh situatën me Covid – 19 dhe masat e veçanta për mbrojtje të cilët vlejnë edhe për fushatë dhe për votim, përbërja e 10-të e Kuvendit, gjithashtu do të fillojë punën nën kushte të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button