Si të provoni kënaqësinë e vërtetë me partnerin

Nëse keni programuar një mbrëmje dashuri të nxehtë për Shën Valentin, gjeni mënyrën që mendimet tuaja të mos iu shkatërrojnë festën.

Falë mendimeve, mund të mos arrini kënaqësinë maksimale pohojnë studiuesit portugezë, të cilët kanë drejtuar një studim të publikuar në revistën “Sexologies”.

Sipas autorëve të studimit, të qenit viktimë e mendimeve të papërshtatshme gjatë raportit seksual, janë femrat. Pikërisht femra është e shpërqendruar në momente të tilla, në vend që të shijojë momentin.

Mendimet negative që e përfshijnë gjatë kohës që bën dashuri janë automatike, vijnë papritur ndonëse në momentin e gabuar. Këto mendime mund të jenë bazuar në eksperienca negative dhe pak të kënaqshme, apo siklete për format e trupit, që çojnë në rënie të erotizmit.

Doktoresha Marta Xavier Cuntim sqaron se duke nisur nga vetëdija për këto probleme, është e nevojshme të përqendrohet te raporti që po ndodh, duke menduar vetëm ndjesinë pozitive që provohet dhe kulmin e saj në një moment të caktuar.

Në studim u vu re se shpesh për shumë gra, raportet seksuale janë shkatërruar pikërisht nga mendimet dhe shpërqendrimet që prodhohen vazhdimisht prej tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button