SHGM e publikoi “Udhëzuesin për raportimin etik për zgjedhjet”

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka përgatitur një “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që do t’i ndihmonte qytetarët të vendosin se si të votojnë.

Publikimi është i ndarë në katër pjesë, të cilat përveç standardeve etike, i referohen edhe parimeve etike për zbatimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë, standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe rregullat kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Si autorë paraqiten: Dr. Marina Tuneva në pjesën që i referohet standardeve etike dhe rolit dhe rëndësisë së mediave gjatë zgjedhjeve, pastaj Mlladen Çadikovski, në pjesën për parimet etike për realizimin e një debati televiziv të drejtë dhe të ekuilibruar me kundërshtarët politikë.

Përveç parimeve etike në një pjesë të veçantë M-r. Naser Bislimi është përpunoi tema që lidhen me standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe M-r. Emilija Janevska shtjellon temën e rregullave kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Redaktori i botimit është Dragan Sekullovski, Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, i cili në fund të publikimit ka dhënë rekomandime nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kontekstin e ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor.

Ky publikim ishte i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Përmbajtja e këtij botimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionet e USAID ose Qeverisë së ShBA-së, IFES ose ODIHR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button