Korona në RMV në 24 orët e fundit, 4 persona ndërruan jetë, 118 raste të reja, 74 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 118 persona janë infektuar me virusin korona, 4 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 74 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 251, të infektuarve në 5311, të shëruarve 2048, ndërkaq për momentin në vend kemi 3012 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 persona nga Shkupi.
Nga Shkupi kanë ndërruar jetë: një pacient 58 vjeçar, një pacient 73 vjeçar, një paciente 73 vjeçare dhe një pacient 72 vjeçar i cili ka rezultuar pozitiv pas vdekjes.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 55
  • Tetovë – 20
  • Ohër – 9
  • Resnjë – 5
  • Prilep – 4
  • Gostivar – 4
  • Strugë – 2
  • Veles – 2
  • Strumicë – 2
  • Manastir -1
  • Dibër – 1
  • Shtip – 1
  • Gjevgjeli – 1
  • Kërçovë – 1
  • Sveti Nikollë – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë 27: 

  • Shkup – 37
  • Tetovë – 24
  • Prilep – 5
  • Gostivar – 4
  • Shtip – 3
  • Veles – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 2588, raste aktive 1734
  • Kumanovë – 703, raste aktive 250
  • Tetovë – 558, raste aktive 322
  • Shtip – 276, raste aktive 186
  • Prilep – 235, raste aktive 17
  • Strugë – 181, raste aktive 101
  • Veles – 169, raste aktive 34
  • Ohër – 120, raste aktive 100
  • Gostivar – 87, raste aktive 50
  • Dibër – 83, raste aktive 31
  • Resnjë – 70, raste aktive 69
  • Koçan – 61, raste aktive 27
  • Manastir – 43, raste aktive 14
  • Negotinë – 19, raste aktive 8
  • Sveti Nikollë – 17, raste aktive 15
  • Probishtip – 13, raste aktive 10
  • Strumicë – 12, raste aktive 8
  • Kriva Pallanka – 11, raste aktive 5
  • Kavadar – 11, raste aktive 6
  • Gjevgjeli – 10, raste aktive 6
  • Kërçovë – 9, raste aktive 6
  • Vallandovë – 6, raste aktive 4
  • Krushevë – 6, raste aktive 3
  • Pehçevë – 5, raste aktive 2
  • Kratovë – 4, raste aktive 2
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 3, raste aktive 1
  • Vinicë – 3, raste aktive 0
  • Berovë – 2, raste aktive 1
  • Demir Hisar – 1, raste aktive 0
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 1363  persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 53,248 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button