Nuk do të publikohen të gjithë ata që janë në vetë-izolim, por vetëm ata të papërgjegjshmit

Burimi: KriThink

Titulli i këtij teksti është i pasaktë, duke bërë që publiku të nxjerrë konkluzion të gabuar, duke bërë kështu një manipulim të vrazhdë. Titulli pretendon se emrat e atyre që shkojnë në vetë-izolim, për shkak të mundësisë së infektimit me koronavirus, do të bëhen publike. Kjo nuk është e vërtetë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: ZYRTARE: Nëse shkoni në vetë-izolim duke filluar nga sot, emri juaj do të bëhet publik

Data dhe koha e publikimit: 19.6.2020

Data e recensionit: 21.6.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Situata faktike është do të publikohen emrat e personave të cilëve organet shëndetësore nuk mund t’ua dorëzojnë aktvendimet për vetë-izolim, gjegjësisht njerëzit që nuk pranojnë t’i marrin aktvendimet. Disa prej tyre japin të dhëna të gabuara dhe adresa të gabuara dhe kjo është arsyeja kryesore. Bëhet fjalë për 450 njerëz të tillë që nuk bashkëpunojnë me autoritetet në përpjekjet e tyre për të zvogëluar përhapjen e virusit.

Lista që do të botohet është me emrat e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm, e jo me emrat e të gjithë personave që janë në vetë-izolim. Domethënë, listë me ata që refuzojnë të bashkëpunojnë, e jo me ata që i respektojnë rregullat dhe u përmbahen rekomandimeve.

“Këta janë njerëz që paraqesin të madh nëse janë bartës asimptomatikë të virusit dhe nëse lëvizin mes njerëzve dhe nuk e respektojnë vetë-izolimin, mund ta përhapin sëmundjen”, deklaroi ministri FILIPÇE.

Në tekst, informacioni, gjegjësisht deklarata e Filipçes është përcjellë me saktësi, por titulli është i pasaktë dhe është nxjerrë nga konteksti. Kushdo që do ta lexojë vetëm titullin, dhe jo tërë tekstin, do të mashtrohet dhe do të dezinformohet.

Kjo është në kundërshtim me standardet profesionale dhe etike të gazetarisë, dhe kontribuon në përhapjen e dezinformatave.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button