Reformat në gjyqësor, pak përmbushin kriteret e BE-së, faji është i gjyqtarëve dhe pushtetit ekzekutiv

Edhe pse RMV është “betuar”, për respektimin dhe zbatimin e legjislacionit, për të marrë vlerësime pozitive në raportet e Komisionit Evropian dhe jo vetëm, ekspertët thonë se duhet më shumë të punohet. Për moment pandemia me virusin korona, ka bllokuar disa iniciativa në përmirësimin e gjyqësorit, shkruan Portalb.mk.

Për përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit në vend janë përgjegjës institucionet dhe individët, të cilët janë pjesë të tyre.

Margarita Caca Nikolovska
Margarita Caca-Nikolovska

“Ajo që është arritur në gjyqësor vlerësohet si pozitive, por gjithmonë do të themi se edhe më shumë arritje, do ishte më mirë. Megjithatë, bëhet fjalë për standardet e përcaktuara , të zbatuara që janë sjellë deri te reformat gjyqësore në fushën e gjyqësorit, në poceset e legjislativit, në ligjet e përcaktuara, etj. Por, problemi është se kur flasim e bëhet në praktikë në drejtim të asaj akoma nuk mund të themi se ato ligje në përgjithësi janë zbatuar në praktikë. Mos implementimi jo gjithmonë është rezultat i sjelljes së institucioneve. Megjithatë këtu ka ulje të caktuara dhe në aspektin e ndërmarrjes individuale dhe atë si në pjesën e institucioneve si dhe në pjesën e drejtësisë dhe në vet gjyqësorin”, tha për për Portalb.mk, Margarita Caca Nikollovska, Kryetare e Institutit për të Drejtat e Njeriut, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të BiH dhe ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

E pyetur nëse kjo që thotë nënkupton që ne nuk i kemi zbatuar kriteret e BE-së, ajo thotë se janë bërë përpjekje në përmirësim të gjyqësorit dhe në drejtim të përmbushjes së kritereve të BE-së.

“Jo që nuk i kemi zbatuar, por ne ecim me përpjekje në drejtim të zbatimeve të kriteriumeve të BE-së dhe kemi shumë mbetje në raport me zbatimet e rregullta, siç edhe thashë si nga institucionet ashtu edhe nga vetë individët. Dua t’ju rikujtoj se me përzgjedhjen e kryetarit të Supremes, sa kohë na u desh të presim,sa u prit për procedurën e ankimit, ngjajshëm u prit gjatë edhe për kryetarin e Gjykatës Themelore (Pançevski). Nuk mund të themi që në tërësi efikasiteti është arritur”, tha Nikollovska.

Ajo shton se si institucionet vendore ashtu edhe individët e këtyre institucioneve jo mjaftueshëm janë angazhuar, kështu që moszbatimi i legjislativës bën që të humbet besimi te qytetarët. Po ashtu. Nikollovska thotë se që kur u ndryshua bordi drejtues i Këshillit Gjyqesor mund të thuhet se kishte më shumë iniciativë më të shpejtë, por me ardhjen e pandemisë u ngec, por në përgjithësi janë bërë intervenime, por gjithmonë nuk janë të mjaftueshme.

Nga ana tjetër profesoresha universitare dhe kolumnistja e Portalb.mk, Besa Arifi, pohon se gjyqësori në vendin tonë ka përjetuar sfida të mëdha, në dekadën e fundit, për të cilat do të duhet punë e devotshme nga vetë gjyqtarët dhe pushteti ekzekutiv.

Besa Arifi
Besa Arifi

“Sigurisht që reformat në gjyqësor janë kriteri më i rëndësishëm që do të vlerësohet nga institucionet e UE-së në procesin e negocimit të anëtarësimit të RMV-së. Gjyqësori në RMV ka kaluar kohë të vështira në të kaluarën dhe ende nuk mund të themi që i ka tejkaluar problemet lidhur me pavarësinë dhe efikasitetin. Por, ky është një proces afatgjatë dhe kërkon punë të vazhdueshme, vendosmëri dhe këmbëngulje edhe nga vetë gjyqtarët por edhe vullnet të mirëfilltë për reforma nga ana e pushtetit ekzekutiv. Gjyqësori duhet të mos tolerojë ndërhyrje në punën e tij ndërsa ekzekutivi duhet të mos kërkojë të ndërhyjë në mënyrat të cilat deri më sot kanë qenë tërësisht normale dhe të pritshme në shoqëritë si kjo e jona. Rastet e reja ku persona autoritative si ish-prokurorja speciale u denua me dënime serioze tregojnë përparim në drejtim të sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit. Por nga ana tjetër, mbesin edhe shumë raste tjera të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, të cilat zvarriten nëpër hapësirat e gjykatave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha për Portalb.mk, Arifi.

Ndryshe, ndërtimi i një sistemi të gjyqësisë dhe institucioneve të pavarura dhe të paanshme që gravitojnë drejt realizimit të funksionit të drejtësisë efektive, cilësore dhe të barabartë, është një premisë qendrore e parimit të sundimit të ligjit. Dhe, një zhvillim human dhe i qëndrueshëm i shoqërisë në Maqedoninë e Veriut, si një vend i bazuar mbi të drejtën legjitime duke respektuar vlerat më të larta civilizuese, gjithmonë duke u harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Oliver Varhejl
Oliver Varhejl

Ndryshe, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhejli, para Parlamentit Evropian sot deklaroi se kornizat negociuese të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’u parashtrohen së shpejti vendeve anëtare të BE-së.

LEXO: Dimova: Injoranca është bllokuesi më i madh i agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut

LEXO: Varhejli: Kornizat negociuese për Shkupin dhe Tiranën gati këtë javë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button