Guatemalë, 151 punonjës të presidencës të infektuar me COVID-19

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, njoftoi se 151 persona që punojnë në pallatin presidencial janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ceremoni të dorëzimit të pajisjeve laboratorike të cilat u dhuruan nga Bashkimi Evropian (BE) për diagnostikimin e koronavirusit, Giammattei ka thënë se nga 151 punonjësit e infektuar, njëri ka humbur jetën dhe 69 janë shëruar, ndërsa pesë të tjerë që ishin në gjendje kritike janë duke shkuar drejt përmirësimit.

Presidenti guatemalas tha se edhe ai vetë ka shpëtuar “për një qime floku” nga infektimi, duke shtuar se shumica e personave të infektuar në presidencë janë persona të përgjegjshëm.

Deri më tani, në Guatemalë jetën kanë humbur 531 persona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 13.145.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button