Deputetja daneze: Në Danimarkë ka racizëm

Racizmi ekziston në Danimarkë, ku të huajt ekspozohen ndaj pabarazisë, deklaroi një deputete, raporton Anadolu Agency (AA).

Pernille Skipper, e cila është edhe zëdhënëse e Aleancës së Kuqe-Gjelbër të majtë, foli në parlament për racizmin dhe islamofobinë në vend.

“Ka diçka që duhet thënë në këtë sferë. Po, ekziston racizmi në Danimarkë”, tha ajo, duke shtuar se njerëzit jo të bardhë janë “më të pafat” dhe janë më të ekspozuar ndaj pabarazisë sesa njerëzit e bardhë.
Skipper tha se është më e vështirë për njerëzit emrat e të cilëve tingëllojnë arabisht të gjejnë punë dhe njerëzit me ngjyrë ndalohen dhe kontrollohen nga policia.

Duke thënë se parlamenti kishte acaruar gjërat në vend se të zgjidhte problemin e racizmit, ajo tha se politikanët e zgjedhur nga kombi aprovojnë racizëm në jetën e përditshme për sa kohë që thonë se “muslimanët janë të këtillë”.

Racizmi gjen mbështetje veçanërisht për sa kohë që ligjet dhe sanksionet politike shënjestrojnë emigrantët, theksoi ajo.

Por politikanja e ekstremit të djathtë Pia Kjaersgaard nuk u pajtua me Skipper. “Kur dikush me emrin Ajshe plotëson një kërkesë për punë, punëdhënësi mund të pyesë, ‘çfarë ndodh nëse bëhet radikale kur ata punojnë?’ A është ky racizëm? Unë mendoj se nuk është”, tha ajo.

Duke kritikuar vërejtjet e Kjaersgaard, Skipper tha se përkufizimi i dikujt si radikal për shkak të emrit të tij vetëm se e legalizon racizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button