BIRN: Numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga Kovid 19 në Serbi shumë më i madh nga numrat zyrtar

Nga 19 marsi deri më 1 qershor nga Kovid-19 në Serbi kanë vdekur 632 persona, ndërsa zyrtarisht u publikua se në këtë periudhë ka 244 raste të vdekjes.

Kjo theksohet në hulumtimin e Rrjetit të reporterëve hulumtues të Ballkanit (BIRN). Ato i referohen dokumentit me titull “Raporti i Qeverisë” dhe qasjen që e kanë pasur gazetarët në këtë rrejt në sistemin informativ zyrtar për koronavirusin.

BIRN ka zbuluar se numri i personave të infektuar gjatë ditëve të fundit është shumë më i madh se sa kumtohet zyrtarisht – sipas hulumtimit të tyre mes 300 dhe 340 në ditë, ndërsa numrat zyrtar kanë qenë mbi 90 në ditë.

Siç kumtohet, dallim më të madh të numrit të rasteve të vdekjes ka në Qendrën klinike Nish, ku zyrtarisht kanë vdekur 77 pacientë, ndërsa sipas burimit të BIRN, ka 243 raste të vdekjes.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes, thotë BIRN, ka pasur në mes të prillit – mesatarisht nga 20 njerëz në ditë, të cilët janë pozitiv në virus në bazën e të dhënave, Për shembull më 12 prill kanë vdekur 23 persona, ndërsa zyrtarisht është kumtuar për gjashtë.

Asnjë nga personat zyrtar nuk është përgjigjur në thirrjet e BIRN për komentet e të dhënave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button