Trump e vazhdoi ndalesën për lëshimin e kartave të gjelbra

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vazhdoi ndalesën për lëshimi e kartave të gjelbra deri në fund të vitit, ndërsa i ka ngrirë vizat e përkohshme, përfshirë edhe ato që i përdorin kompanitë teknologjike dhe korporatat multinacionale.

Kartonët e gjelbër nuk do të lëshohen jashtë SHBA-së deri në fund të vitit, ashtu që kjo është mënyrë që administrata të sigurojë numër të mjaftueshëm të vendeve të punës në kohën kur ekonomia po rikuperohet pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Këto ndalesa do të lirojnë 525.000 vende pune për amerikanët”, deklaroi për mediat amerikane një funksionar i lartë. Vendimi paraprak i Trumpit me të cilin ndalohet lëshimi i kartave të gjelbra jashtë SHBA-së ka vazhduar 60 ditë dhe skadon të hënën, njofton MIA.

Administrata propozon mënyrë të re për ndarjen e vizave H-1B, që duhet të kufizohen në 85.000 në vit, ndërsa të cilat më së shumti i shfrytëzojnë gjigantët teknologjikë si kompani si Amazoni, Microsofti dhe Apple, deklaroi përfaqësuesi zyrtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button