Samiti BE-Kinë, u diskutua për Hong-Kongun, Kovid-19 dhe lajmet e rrejshme

Takimi i njëzet e dytë i liderëve mes BE dhe Kinës u mbajt sot përmes lidhjes me video-konferencë, ndërsa takimi edhe pse ishte në atmosferë të rëndë, ishte i frytshëm, porositën nga ana evropiane, njofton MIA.

Në rend dite ishin të gjitha temat aktuale më të rëndësishme mes dy blloqeve: gjendja me koronavirusin, por një pjesë e madhe e bisedave ishin përkushtuar në marrëdhëniet tregtare, të cilat BE-ja i vlerëson si të pabalancuara dhe të pabarabarta.

“Nuk është realizuar përparimi i dëshiruar në lidhje me barrierat për qasje të tregut. Duhet urgjentisht të kthehemi në këtë dhe dëshirojmë ambicie më të madhe nga ana e Kinës për lidhje të marrëveshjes së përbashkët investuese”, potencoi kryetarja Fon der Lajen.

BE konsideron se marrëveshja e tillë urgjentisht duhet të lidhet që të harmonizohen rregullat e lojës tregtare dhe investuese mes të dy palëve. Por, për atë nevojitet Pekini të tregojë transparencë më të madhe në lidhje me pronësinë e ndërmarrjeve, si dhe rreth subvencioneve, porositi ana evropiane sot në konferencën për shtyp.

Para disa ditësh Komisioni Evropian propozoi të vendosen rregulla të reja me të cilat do të mund të parandalohet subvencionimi i firmave në territorin evreopian nga ana e vendeve të treta si Kina.

Fon der Lajen në konferencën për shtyp përkujtoi edhe se “BE-ja e di mirë” se kush qëndron pas “dezinformatave të rritura” në internet dhe u porositi autoriteteve kineze se “kjo nuk mund të tolerohet”. E njëjta vlen edhe për kiber sulmet mbi strukturat e rëndësishme evropiane të shënuara në muajt e fundit.

“I kemi parë sulmet ndaj sistemeve kompjuterike, spitalet…Saktë e dimë se prej ku është preardhja e tyre, e njëjta vlen edhe për dezinformatat”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Mishell dhe Fon der Lajen e bindën opinionin evropian se nga Pekini kanë kërkuar “urgjentisht” ta garantojë lirinë e popullatës në Hong Kong dhe ta respektojnë parimin e një shteti, dy sisteme, mbi të cilin pushojnë marrëdhëniet mes Kinës dhe Hong-Kongut. Parim i cili është rrezikuar prejse Pekini vendosi ligj të ri të sigurisë.

“Seriozisht jemi të brengosur për ligjin e sigurisë dhe kërkuam nga Kina t’i plotësojë përpjekjet e tij se do ta garantojë shkallën e lartë të autonomisë dhe lirisë së Kong Kongut”, tha Mishell.

Kryetarja e KE-së shtoi se “Kina rrezikon shumë pasoja negative nëse e fut këtë ligj”, por e pranoi se Pekini nuk e ndan këtë qëndrim të Unionit.

“Marrëdhënia jonë me Kinën nuk është e lehtë, por punojmë në të”, përfundoi Fon der Lajen.

Anën evropiane e përfaqësuan kryetarët e Këshillit dhe Komisionit, Sharl Mishell dhe Ursula fon der Lajen, së bashku me shefin e diplomacisë, Josep Borel. Nga ana kineze presidenti Si Xhinping dhe kryeministri Li Keçiang.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button