Emre rikthehet në Fenerbahçe

Mesfushori i mirnjohur turk Emre Belozoglu është rikthyer në futbollin turk me skuadrën e Fenerbahçes.

Emre i cili para një viti kaloi në Atletiko Madrid, nuk gjeti hapsirën e duhur në skuadrën e Diego Simeone, me çka futbollisti e pa të arsyeshme të kthehet në Turqi.

“Shpresoj që të kemi kënaqur tifozët, Emre është legjendë e futbollit turk, do doja që ai të përfundojë karrierën këtu” u shpreh presidenti I Fenerbahçes.

Emre do të jetë në shërbim të klubit për 2 sezonet e ardhëshme në kampionatin turk. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button