Shekerinska: Ky do të jetë viti i dyfishtë historik – si anëtarësimi në NATO ashtu edhe fillimi i negociatave me BE-në

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska ka thënë sot se, ky vit do të jetë vit i dyfishtë historik – si anëtarësimi në NATO ashtu edhe fillimi i negociatave me BE-në. Ajo gjatë emisionit “Samo Vistina” në TV Kanal 5 se, duke folur për hapjen e negociatave me BE-në, rikujtoi se më 27 dhe 30 mars, Unioni mori vendim për fillim të negociatave me vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, duke folur për fushatën zgjedhore, Shekerinska tha se detyrimi i tyre si pjesëmarrës në fushatë është që të respektojmë atë që e kanë nënshkruar dhe do ta bëjnë atë.

Ajo tha se, në këtë fushatë përqendrimi është “çka kemi pasur si problem, çfarë kemi zgjidhur nga ato probleme dhe çka planifikojmë të zgjidhim në katër vitet e ardhshme”.

“Ne kemi rezultate për të cilat mund të jemi krenarë, por edhe virtyte për të cilat duhet të punojmë më shumë. Qëllimi ynë do të jetë të jemi sa më të drejtpërdrejtë, me respekt të plotë të masave për mbrojtje për të arritur sa më shumë njerëz, por ne nuk do të luajmë me shëndetin e qytetarëve. Ne do të kujdesemi për madhësinë e tubimeve, takimet do të jenë shumë të vogla dhe do të merren të gjitha masat e sigurisë. Do ta respektojmë atë, sepse këto nuk janë zgjedhje normale, këto do të jenë zgjedhje nën hijen e pandemisë që ka prekur tërë botën”, tha Shekerinska, transmeton MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button