Filloi samiti ndërkombëtar për verifikimin e fakteve “Global fact 7”

Me fjalët përshëndetëse të drejtorit të Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve, Baybars Orsek, Bill Adair nga Duke Reporters Lab, kryetari i Poynter Institute dhe ndihmës sekretari gjeneral i OKB-së për komunikime globale, Melissa Fleming, sot filloi samiti i shtatë i hapur për verifikim të fakteve, njofton Portalb.mk.

Për shkak të pandemisë, samiti po mbahet online.

Në pesë ditët e ardhshme, opinioni do të ketë mundësi t’i ndjekë paraqitjet, diskutimet online dhe punëtoritë për luftë kundër dezinformatave dhe për verifikim të fakteve, përmes ueb sajtit zyrtar të kësaj ngjarje. Në këtë samit, do të ketë 103 folës nga 43 vende. Një ndër temat që do të diskutohet në këtë samit, do të jetë edhe mënyrat e ballafaqimit me përhapjen e dezinformatave në kohë kur pothuajse çdokush mund të publikoj çfarë do qoftë në internet.

“Verifikuesit e fakteve nuk kanë të bëjnë vetëm me mediat tradicionale, por duhet t’i ndjekin edhe mediat online por edhe rrejtët sociale, ndërsa përvoja ka treguar se verifikimi i fakteve tani kanë impakt më të madhe te shfletuesit dhe shërbimet për komunikim instant dhe i përkujtojnë për përgjegjësinë e tyre”, porositi Orsek.

Samiti do të zgjas deri më 30 qershor, ndërsa të gjithë të interesuarit do të mund ta ndjekin online përmes linkut  globalfact7.com.

Me më shumë se 150 folës nga e gjithë bota, 24 orë në ditë, përmes diskutimeve të ndryshme dhe prezantimeve, verifikues të fakteve nga bota do të shkëmbejnë përvoja dhe do të diskutojnë për ngjarjet specifike në rajonet e ndryshme të jetës publike.

Një ndër pjesëmarrësit është edhe ekipi i “Vërtetmatës”, anëtarja e vetme nga vendi, e cila më shumë se 8 vite punon në verifikimin  e fakteve dhe luftën kundër dezinformimit, të cilët në këtë samit do të flasin për luftën kundër transmetimit ndërkufitar të dezinformatave.

Agjenda e samitit gjendet këtu.  Aktivitet publike të globalfact7.com do të mund të ndiqen në kanalet në faqeve përkatëse në YoutubeFacebook и Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button