Së shpejti, kushdo nga ne mund të ketë një zë në Twitter

Twitter po planifikon që shumë shpejt të fusë një opsion të ri që i lejon përdoruesit të ndajnë deri në 140 sekonda audio, së bashku me tweet-et e tyre të shkruara, transmeton Class.

Twitter po planifikon që shumë shpejt të fusë një opsion të ri që i lejon përdoruesit të ndajnë deri në 140 sekonda audio, së bashku me tweet-et e tyre të shkruara.

Sipas dizajneres së Twitter-it, Maya Patterson, dhe inxhinierit të softuerit Rémy Bourgoin, vetëm përdoruesit e Apple do të jenë në gjendje ta përdorin këtë aplikacion të ri të Tweet audio në javët e ardhshme.

“Ndonjëherë 280 karaktere nuk janë të mjaftueshme dhe disa ngjyrime të bisedave humbasin në përkthim. Kështu që tani ne po testojmë një veçori të re që do të shtojë edhe nje element më njerëzor në mënyrën se si e përdorim Twitter me zë”,- tha Patterson.

Twitter, prej vitesh është përpjekur për të luftuar dezinformimin dhe abuzimin në platformën e tij. Në javët e ardhshme, të gjithë përdoruesit e iOS duhet të kenë qasje në tweet-et e zërit.

Tweetet e zërit kanë një kohëzgjatje prej 140 sekondash. Për t’i regjistruar ato, mjafton të shtypni ikonën e valës së zërit. Në rast se cicërimi tejkalon kohëzgjatjen maksimale, një regjistrim i dytë do të fillojë automatikisht dhe do të krijohet një fije. Twitter tha se shpreson që tweet-et me zë do të shtojnë një “prekje më njerëzore” në platformë, dhe vuri në dukje se nganjëherë 280 karaktere nuk janë të mjaftueshme për të përcjellë një mesazh.“Ndonjëherë 280 karaktere nuk janë të mjaftueshme, dhe disa nuanca të bisedës humbasin.

Për këtë arsye, duke filluar nga sot ne po testojmë një funksion të ri që do të shtojë një prekje më njerëzore në mënyrën se si ne përdorim Twitter: zëri juaj.”- shpjegon kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button