fbpx

Valdet Rama nënshkruan për Valladolidin

Sulmuesi shqiptar me origjinë nga Kosova, Valdet Rama, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra spanjolle, Real Valladolid. Anëtari këmbëshpejtë i Përfaqësueses kosovare është prezantuar te klubi spanjoll duke përfunduar largimin e tij nga suedezët e Orebros.

“Jam i lumtur dhe krenar që po më jepet mundësia të luaj me Real Valladolidin”, deklaroi Rama për mediat spanjolle. Valdeti kishte edhe gjashtë muaj kontratë me Orebron, mirëpo Valladolidi bleu kartonin e tij.

Valladolidi është pjesë e elitës së futbollit spanjoll, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 10-të me 28 pikë, dy më shumë se Sevilla. 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button