“Vallja” në Çair, kallëzim penal ndaj pesë personave paralajmëroi MPB-ja

Më 24 maj, ditën e festës së Bajramit, disa qytetarë në Çair dyshohen se kanë shkelur orën policore atë ditë, duke vallëzuar në lagje. 

Ndaj pesë personave, P.Q. (50), A.Z. (46), E.E. (36), E.E. (57) dhe B.D. (28), sektori për punë të brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike – Shkup do të parashtrojë kallëzim penal, të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se më 24 maj, kanë shkaktuar rrezik nga bartja e virusit Kovid-19. Me këtë, personat kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Të akuzuarit, siç kumtoi sot MPB-ja, transmeton MIA, më 24 maj të vitit 2020 në periudhën mes orës 9:00 dhe 10:30, në rrugën “Arhiepiskop Dositej”, para ndërtesës 6, për shkak të disponimit festiv, janë mbledhur në grup më të madh se e lejuara dhe kanë vallëzuar. Me këtë, siç theksohet, personat e kanë shkelur ndalesën e grumbullimit në grup në më shumë se dy persona, në parqe dhe vende tjera publike dhe sipërfaqe publike, si dhe Dekreti për sjellje të obligueshme të maskës mbrojtëse dhe mbajtje të distancës sociale.

Për ngjarje penale-juridike, për të cilin MPB mësoi nga incizimi i publikuar në rrjetet sociale nga ana e të denoncuarit, është njoftuar prokurori publik nga i cili janë marrë udhëzime për veprim.

Sot, Prokuroria ka propozuar edhe dënime nga 2 mijë euro për 25 qytetarët që nuk kanë respektuar orën policore.

Ndryshe, ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev kishte paralajmëruar se rasti “vallja” në Çair do të hetohet dhe nëse konfirmohet se ka ndodhur gjatë orës policore, do të ndërmerren masa për sanksionimin e pjesëmarrësve në të.

Gjithashtu, Prokuroria e Gjevgjelis për rastin në Gjevgjeli, ku qytetarët në lagje vallëzonin në orë policore, më 5 maj ka propozuar dënim nga 1,000 euro për çdonjërin pjesëmarrës. Në këtë ngjarje ka arritur të identifikon gjithsej 30 pjesëmarrës, ku për çdonjërin është është propozuar dënim i njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button