RMV-ja pranoi barna për trajtimin e 100 pacientëve të infektuar me virusin korona

Ministria e shëndetësisë në RMV raportoi se ka pranuar barna Favipiravir – “Avigan” ndihmë nga Japonia, barna të nevojshme për trajtimin e 100 pacientëve të prekur me virusin korona, transmeton Portalb.mk.

“Të sëmurët me Kovid-19 në vend prej sot e kanë të kapshëm ilaçin “Favipiravir” (AVIGAN)”, deklaroi Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë.

Filipçe në konferencën për media raportoi se ky trajtim “Avigan” ka treguar rezultate të mira jo vetëm në Japoni, por edhe në shumë vende tjera.

“Bëhet fjalë për terapi antivirusale që në Japoni përdoret për trajtimin e influencës në vitin 2014 dhe ende nuk është aprovuar që të jetë ilaç specifik për Kovid-19, por në rrjedhë janë studime të shumta klinike dhe nga përvojat në aplikimin tashmë ka rezultate mjaft të mira në shumë vende”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se format gjenerike tashmë janë aprovuar në Rusi dhe në Indi, ndërsa përdoren edhe në vende të tjera në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button