Emigranti shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, ra nga 7 metra lartësi

Një emigrant shqiptar 56 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në qytetin Prato në Itali, transmeton OraNews.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ofiçinë mekanike në pronësi të një kompanie kineze.

Shqiptari po kryente punime ndërtimi në çatinë e ofiçinës kur është rrëzuar nga një lartësi rreth 7 metra.

Ai ka humbur jetën në vendngjarje pasi ka marrë një goditje të fortë në kokë gjatë rrëzimit.

Autoritetet policore italiane kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Kanë përdorur imazhet filmike me dron për të mbikqyrur të gjitha rrethanat e ngjarjes e kushtet e sigurisë në punë.

56-vjeçari shqiptar jetonte në qytetin e Firences e sipas mediave italiane familja e tij jeton në Shqipëri.

Ai ishte profesionist i lirë në sektorin e ndërtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button