Tetovë, nesër do paguhen punëtorët e NPK?

Më në fund drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetovë, Ajet Murati ka dalë me një deklaratë në lidhje me grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Ai në një prononcim për PortAlb tha se gjatë ditës së nesërme punëtorët do të kenë një rrogë në xhirollogaritë e tyre.

“Nesër do t’ua lëshojmë një rrogë. Sa i përket drynit të dera, ata e kanë vendosur në mënyrë jashtëligjore sepse disa nga ne duhet të punojmë lartë për rrogat e tyre. Sot ata nuk lejuan as një pjesë e punëtorëve të futen lartë. Gjatë javës së ardhshme do tu japim  edhe të gjitha rrogat e mbetura “ tha Murati.

Greva e punëtorëve të NPK sot i bëri katër ditë. Të revoltuar për mos-pagesën e katër rrogave dhe kontributeve që nga vera e kaluar, rreth 300 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje u detyruan të nisin grevën e tyre duke bllokuar me dry hyrjen e Drejtorisë kryesore të NPK.

Ata nuk pastrojnë qytetin dhe nuk sanojnë defektet në kanalizim. Tetova e lënë në mëshirë të fatit. Problemet me deponinë, ujin e pijshëm, infrastrukturën nuk janë diçka e re për këtë qytet me dy universitete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button