fbpx

Rajoni i Pollogut i i parafundit për nga transparenca, me rezultat më të keq se viti i kaluar

Me transparencë të zvogëluar aktive prej një pikë procentuale, rajoni i Pollogut është i parafundit nga tetë rajonet e planit dhe një nga dy rajonet më të dobëta me rezultate më të dobëta se vitin e kaluar, tregon Indeksi për transparencë aktive për vitin 2020, që e publikoi Qendra për komunikime qytetare. Këtë vit, transparenca aktive, përkatësisht publikimi i informative me vetiniciativë, nga të gjitha 98 institucionet e përfshira (ministri, Qeveria dhe komunat) është vlerësuar me 58,2 përqind, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Për dallim nga viti i kaluar, kur të gjitha rajonet kanë shënuar përmirësim të transparencës aktive, këtë vit dy rajone kanë rezultate më të dobëta – ai jugperëndimor dhe i Pollogut”, theksohet në analizë.

Dy rajonet e renditura më së miri, ai Lindor dhe i Pellagonisë, kanë nivel mesatar të përmbushjes së obligimeve më shumë se 60 përqind dhe janë në grupin e transparencës së ‘mirë’ aktive. Të gjitha rajonet kanë transparencë “mesatare” aktive, me përmbushje të obligimet ndërmjet 40 % dhe 60 %.

“Pas përmirësimit të vitit të kaluar për më tepër se 20 pikë procentuale dhe kërcim nga vendi i parafundit në vendin e pestë, rajoni i Pollogut këtë vit sërish bie në vendin e parafundit me ulje të transparencës aktive për një pikë procentuale, nga 48,7 në 47,7 përqind”, theksohet në analizë.

Komuna më transparente në rajon është Gostivari, kurse Tetova është në vendin të dytë. Të dy komunat këtë vit kanë qenë më transparente se vitin e kaluar. Tearca dhe Vrapçishta, në anën tjetër, janë në fund të tabelës dhe bëjnë pjesë në grupin me transparencë “të dobët” aktive.

“Me ‘transparencë aktive’ nënkuptohet publikimi i informative me iniciativë të vet institucioneve, gjatë kësaj pa pasur kërkesë të parashtruar nga ndonjë palë për qasje tek ato informata”, thuhet në analizë.

Megjithatë, ekziston edhe bazë ligjore për transparencë aktive të institucioneve, që para se gjithash gjendet në Ligjin për qasje tek informatat me karakter publik, por edhe në një serë ligjesh tjera, siç janë Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për buxhete, Ligji për borxh publik, Ligji për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe tjera. Përveç rregullores, transparenca aktive rezulton edhe nga praktika e mirë, kurse institucionet kanë obligime për shpallje proaktive të informative dhe të planeve aksionare në kuadër të nismës për Partneritet të hapur qeveritar”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close