Pas rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Sllavija dhe Zastava, komuna e Ohrit paralajmëroi rrënime në plazhe tjera

Ekipet e ndërmarrjeve publike komunale në koordinim të Komunës Ohër prej sot do të fillojnë me aktivitete për rregullim të hapësirës së bregut në Liqenin e Ohrit, në segmentin “Gorica 3” afër “Akualina” ku gjatë javës së kaluar është kryer mënjanimi i objekteve të paligjshme dhe mbetjet nga pajisjet urbane, informojnë nga vetëqeverisja lokale e Ohrit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Këtë javë do të bëhet pastrim i terrenit, ngritja e mbetjeve ndërtimore dhe materialit të papërshtatshëm (tampon), me të cilin është bërë mbushje e bregut. Deri tani janë ngritur mbi 1.000 metër kub hedhurina ndërtimore. Gjatë ditëve në vijim do të bëhet mbushje dhe rregullimi plazhit me rërë lumore, që është e lejuar dhe është në pajtim me Planin për menaxhim me trashëgimi në botërore natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.

Autoritetet komunale paralajmëruan që do të vazhdojnë me rrënimin e objekteve pa leje që gjenden në lokacione tjera përgjatë liqenit.

“Apelojmë te të gjithë pronarët e objekteve në shiritin e bregut të lagjes “Shën Stefan” deri në segmentin e bregut te “Gradishte”, si dhe shtrirjen e bregut në pjesën e lagjeve “Kaneo” dhe “Dalljan”, të cilët në mënyrë ilegale kanë vendosur pajisje urbane dhe platforma, ndërsa të cilëve u është dhënë afat që vet t’i largojnë konstruksionet, këtë javë të fillojnë me mënjanimin e tyre”, njoftojnë nga komunat Ohër.

Procesi i mënjanimit të pajisjes urbane dhe objektet pa leje nga shiriti i bregut të Liqenit të Ohrit, sipas planit, do të vazhdojë pas përfundimit të aktiviteteve të rregullimit, ditën e hënë më 29 qershor këtë vit dhe do të zgjat deri në pastrimin përfundimtar të bregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button