Vitin e kaluar kemi derdhur mbi 70 milionë metra kub fekale në lumenj dhe ujëra nëntokësorë (Infografik)

Përqindja e ujërave të papastruara të zeza të dredhura drejtpërsëdrejti në rrjedhat ujore, ujërat nëntokësorë dhe akumulimet në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar është zvogëluar për 4,7 përqind, megjithatë kjo shifër statistikore nuk e ndryshon faktin që pjesa më e madhe e fekaleve në vend edhe më tutje përfundojnë sitë papastruara në fondin tonë ujor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga sasia e përgjithshme e ujërave të zeza të lëshuara në vitin 2019, 67,5 përqind kanë qenë të papastruara, kurse 32,5% kanë qenë ujëra të zeza të pastruara, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.

Madje 70.223.000 metër kub ujëra të zeza janë derdhur të pa pastruara në rrjedhat ujore dhe akumulimet gjatë vitit të kaluar. Nëse merret parasysh që një cisternë e madhe për transport të ujërave të zeza ka kapacitet prej 12 metra kub fekale, rezulton që në ujërat tona vitin e kaluar kemi derdhur mbi  5,8 milionë cisterna të stërmbushura me fekale.

“Meta.mk” veç më ka shkruar që shkaktari kryesor për shifrat e këtilla zhgënjyese është fakti që në qytetet e mëdha, siç janë Shkupi, Tetova dhe Manastiri nuk janë ndërtuar impiante për pastrim të ujërave të zeza, që duhet t’i përpunojnë fekalet para se ato të lëshohen në lumenj dhe ujëra nëntokësorë. Njëkohësisht, në disa mjedise rurale dhe të pa urbanizuara, fekalet e ekonomive shtëpiake edhe sot përfundojnë në nyje septike, të cilat pastaj zbrazen me cisterna që dhe derdhen drejtpërsëdrejti në fondin tonë ujor.

Pjesa dërmuese e fekaleve të këtilla, të papastruara përfundojnë në rrjedhat ujore (35.459.000 metër kub), kurse pas tyre vijojnë ujërat nëntokësorë që vitin e kaluar janë “pasuruar”me 33.814.000 metër kub ujëra të zeza.

Në akumulime kanë përfunduar 950.000 metër kub ujëra të zeza, kurse në vitin 2019 në liqene nuk kemi lëshuar fekale.

Si rezultat i gjendjes së këtillë, ujërat e lumenjve në rajonin e Shkupit, në aspektin bakteriologjik gjenden në kategorinë e katërt të ndotjes, kurse me atë kimik ndërmjet kategorisë së katërt dhe të pestë të ndotjes. Për shkak të derdhjes së vazhdueshme të ujërave të papastruara zë zeza, këshillat nga mjekët janë uji, i cili nuk është nga ujësjellësi i qytetit, të mos përdoret për pije, ndërsa në rrjedhat ujore është e ndaluar që njerëzit të lahen, siç është ndaluar vaditja e sipërfaqeve bujqësore me ujërat lumorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button