“Kërko këshillë” – onlajn platformë për ndihmë juridike të grave viktima të dhunës në familje

 “Kërko këshillë” është internet platforma e pare për ndihmë juridike përemra të cilat kanë vuajtur dhunë familjare. Platformën e ka publikuar Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESB me përkrahje të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare. Nga Shoqata theksojnë që sigurimi i këshillave dhe përkrahjes juridike me kohë në pajtim me problemet individuale të femrave do të kontribuojë për fuqizimin dhe përgatitjen e tyre juridike në mënyrë të pavarur të kyçen në procedurat për realizimin e të drejtave të tyre pranë institucioneve kompetente, njofton Portalb.mk.

“Nëpërmjet kësaj platforme femrat do të fitojnë informata për mundësitë ligjore për mbrojtjen nga dhuna familjare për të parashtruar çështje konkrete përtej kalim të problemit me dhunën dhe zgjidhje të problemeve që janë pasojë e dhunës familjare siç janë divorci, kujdestaria mbi fëmijët, alimentacioni, marrëdhëniet pronësore, trashëgimia, veprat penale lidhur me dhunën familjare, mundësitë për mbrojtje urgjente nëpërmjet masave të përkohshme për mbrojtje, etj.” thuhet në komunikatën e tyre.

Platforma do të përmban edhe pjesë të veçantë për praktikantët nga institucionet kompetente, siç janë qendrat për punë sociale, policia, prokuroria themelore publike dhe gjykatat, që do të kenë mundësi për të parashtruar pyetje dhe të konsultohen gjatë veprimit në lëndët lidhur me dhunën familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button