Nxënësit protestuan para shkollës“Dr. Pançe Karagjozov” kundër testimit kualifikues

Nxënësit dhe prindërit e tyre paradite protestuan para hyrjes së shkollës së mesme mjekësore “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup sepse nuk duan testim kualifikues nga i cili do të varet cilët nxënës do të pranohen në vitin e parë në vitin 2020/2021 në drejtimin infermiere me mësim në gjuhën shqipe.

Në Konkursin e MASH-it për këtë drejtim për mësim në gjuhën shqipe janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë maksimal 75 pikë janë paraqitur 166 nxënës, përcjell MIA.

Ata duhej sot të kenë testim për lëndët biologji dhe kimi dhe nga suksesi dhe rezultati të përcaktohet cilët nxënës do të pranohen në shkollë. Nxënësit dhe prindërit janë thirrje protestuan në oborrin e shkollës, duke kërkuar të hapet edhe një paralele që që mos ketë test eliminues.

Drejtoresha e shkollës Maja Saliu është e pakapshme për deklaratë që të informojë nëse do të ketë takim me prindërit apo nëse nga MSH-ja ka drejtime si të veprohet. Në shkollën e mesme “Dr Pançe Karagjozov” edhe viteve të kaluara ka pasur numër të madh të të paraqiturve me sukses 5.00 në fillore, ndërsa edhe protesta nga prindërit të cilët nuk pajtohen me testime shtesë.

Përveç shkollës së mesme të mjekësisë “Dr Pançe Karagjozov” në Shkup, teste kualifikuese janë paraparë të zhvillohen sot edhe në SHMQ “Dimitar Vllahov” në Strumicë, në drejtimin mjekësor- infermiere në gjuhën maqedonase , të lira janë 34 vende gjegjësisht një paralele, ndërsa me pikë të njëjta janë paraqitur 39 nxënës, si edhe në SHMM “Gjorçe Petrov” në Prilep në drejtimin e mjekësisë – infermiere në gjuhën maqedonase për 34 vende gjegjësisht për një paralele kanë konkurruar 44 nxënës me pikë maksimum (75).

Kontrollimi i njohurive në lëndët e biologjisë dhe kimisë do të jetë në gjuhën në të cilën ata kanë ndjekur shkollën fillore. Testet zhvillohen nga Byroja për zhvillimin e arsimit, dhe komisioni për organizimin e testimit kualifikues formohet nga anëtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, BZHA dhe mësimdhënës nga vetë shkollat.

Ndërkohë, aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat ​​e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, u zbatua në periudhën 16-18 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button