Samiti ndërkombëtar për verifikim të fakteve këtë vit mbahet online, merr pjesë edhe Vërtetmatës

Përfaqësues të organizatave për verifikim të fakteve nga e gjithë bota, pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikim të Fajteve, sot do të fillojnë samitin e tyre vjetor, i cili për shkak të pandemisë me Covid-19, do të mbahet online, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja fillon sot dhe do të zgjas deri më 30 qershor, ndërsa të gjithë të interesuarit do të mund ta ndjekin online përmes linkut  globalfact7.com.

Me më shumë se 150 folës nga e gjithë bota, 24 orë në ditë, përmes diskutimeve të ndryshme dhe prezantimeve, verifikues të fakteve nga bota do të shkëmbejnë përvoja dhe do të diskutojnë për ngjarjet specifike në rajonet e ndryshme të jetës publike.

Një ndër pjesëmarrësit është edhe ekipi i “Vërtetmatës”, anëtarja e vetme nga vendi, e cila më shumë se 8 vite punon në verifikimin  e fakteve dhe luftën kundër dezinformimit, të cilët në këtë samit do të flasin për luftën kundër transmetimit ndërkufitar të dezinformatave.

Agjenda e samitit gjendet këtu.  Aktivitet publike të globalfact7.com do të mund të ndiqen në kanalet në faqeve përkatëse në Youtube, Facebook и Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button