Vuçiç shpalli fitore në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët fitojnë 3 deputetë

Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje në Serbi, aleanca e udhëhequr nga partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç, Partia Progresiste Serbe (SNS), fitoi shumicën parlamentare e vetme, ndërsa shqiptarët kanë fituar 3 deputetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet jozyrtare të Ipsos dhe Cesid tregojnë se janë numëruar 93 për qind të votave, ku aleanca e udhëhequr nga SNS ka fituar 62,6 për qind të votave.

Pragun zgjedhor kanë arritur ta kalojnë vetëm 3 aleanca politike, prej të cilëve aleanca Partia Socialiste e Serbisë (SPS) – Serbia Unike (JS) ka fituar 10,9 për qind, si dhe aleanca “Fitore për Serbinë” nën udhëheqjen e Partisë Patriotike Serbe (SPAS) ka fituar 4,2 për qind të votave.

Sipas kësaj në parlamentin me 250 ulëse, SNS fitoi 189, SPS-JS 32 dhe SPAS 12 deputetë.

“Alternativa Demokratike Shqiptare” ka fituar të paktën 3 deputetë, Partia e Veprimit Demokratik (SDA Sanxhak) 2 deputete, Partia Drejtësi dhe Paqe (SPP) 3 deputetë, dhe Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës 9 deputetë.

Ndërkohë, në deklaratën e bërë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (RIK) thuhet se janë numëruar 61 për qind të votave dhe se numërimi do të përfundojë. Nga RIK bënë të ditur se rezultatet zyrtare do të njoftohen të enjten.

Sipas informacioneve të Ipsos dhe Cesid, pjesëmarrja në zgjedhjet ka mbetur nën 50 për qind, ndërkaq thirrja për bojkot nga opozitarët aleanca e Unionit për Serbinë (SzS) ka shkaktuar që pjesëmarrja të jetë e ulët.

Vuçiç nga ana tjetër në fjalimin e tij mbrëmë tha se besim të madh të popullit ka marrë lista e tij, lista numër një në “kushte kur rrallë kush besonte në atë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button