Rooney: Liverpool mund të përsërisë sukseset e Manchester United-it

Futbollisti anglez Wayne Rooney tha se Liverpool mund të përsërisë suksesin e arritur nga Manchester United në ligë në kohën kur ai vishte fanellën e klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jurgen Klopp thotë se asnjë skuadër nuk mund të dominojë në ligë si Manchester United, por kjo është e gabuar. Ka një mënyrë të thjeshtë për Liverpoolin, dhe ajo është të lejohet Klopp ta bëjë këtë”, ka shkruar 34-vjeçari Rooney, i cili vazhdon karrierën e tij në Derby County, në një artikull për gazetën britanike The Times.

Duke theksuar se futbollistët e Liverpoolit janë përpjekur të fitojnë çdo ndeshje edhe kur kanë qenë në disavantazh, Rooney tha se Manchester United vepronte me mendësinë e njëjtë në kohën kur kishte fituar kampionatet.

Rooney ka fituar pesë herë titullin e Premier Ligës angleze me Manchester United-in nën drejtimin e Alex Ferguson-it.

Liverpool nën drejtimin e Jurgen Klopp-it vitin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-së, ndërsa këtë vit është shumë afër të sigurojë titullin e ligës pas 30 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button