Fillon ‘beteja’ mes kandidatëve Sela dhe Labënishti!

Mund të thuhet se beteja mes Ziadin Selës dhe Arben Labënishtit tashmë ka filluar duke patur parasysh komenet dhe veprimet që pasojnë nga njëri apo tjetri kandidat për komunën e Strugës.

Arben Labënishti  nga radhët e BDI-së sot ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në kuvendin e RM-së duke falenderuar elektoratin e zones nr.5 për mbështetjen dhe besimin që i dhanë në zgjedhjet lokale dhe duke u përqëndruar në garën për kryetar të komunës së Strugës.

“E kam bërë për dy arsye themelore, e para – duke u bazuar në filozofinë time personale të përkushtimit në një pozicion të caktuar, dhe e dyta, që të mos keqkuptohet nesër mbajtja e dy pozicioneve – deputet në Kuvend dhe kandidat për kryetar komune” arsyetoj Arben Labënishti dorëheqjen e tij nga posti I deputetit.

Këtë veprim të Labënishtit e ka komentuar edhe oponenti i tij nga radhët e PDSH-së Ziadin Sela i cili ka shtuar se kjo dorëheqje është një veprim i qëlluar sepse gjithsesi Labënishtit nuk ja ka parë ajrin askush këto dy vite në parlament. Sela theksoi se këtë veprim duhet ta ndjekë edhe Ali Ahmeti sepse siç theksoi ai këto nuk bëjnë gjë tjetër në parlament përveçse legjitimojnë plotikën diskriminuese ndaj shqiptarëve të padronit të tyre Nikolla Gruevski

“Ky veprim është i kuptueshëm dhe qëllimi është i qartë pas kësaj dorëheqje Nedim Ramizi do të bëhet deputet,Ramiz Merko zv/ ministër dhe kështu do të arrihet mbulimi i pakënaqësisë dhe përçarjes së BDI-së në Strugë. Ngelet e paqartë se me çfarë të drejte BDI-ja merr legjitimitet në emër të interesave kolektive të shqiptarëve dhe të njëjtin e shfrytëzon për plotësimin e apetiteve personale të funksionërve të saj” tha Ziadin Sela.

Lidhur me komentet e Selës për këtë çështje ëshë prononcuar edhe Arben Labënishti i cili në një deklaratë për Portalb tha:

“Punën dhe peshën time në parlament duet ta vlersojë elektorati shqiptar, un kam shumë besim tek ato dhe nuk dua të merrem me deklaratën e kundërshtarit tim politik, dorëheqja ime është një vendim moral dhe personal i imi”, përfundoi Arben Labënishti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button