Deputetët shqiptar shahen në Kuvend (VIDEO)

Sot në seancën kuvendore janë shkëmbyer akuza dhe ofendime të rënda mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së. Në rend dite ishin pyetjet e deputetëve, transmeton Alsat-M, ndërsa Orhan Ibrahimi akuzoi kreun e grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferin për dhunë të ushtruar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2008.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e Xhaferit, i cili theksoi se është ironike të marrësh akuza për krim nga një kryekriminel siç e quajti ai Ibrahimin.

“Ka bërë krim, është i akuzuar, ka nxjerr revole, ka dashur të vriste njeri!  Dhe s’ka këtu përse të na e marrë fjalën kryetari ose për ndërhyrje procedurale”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

“Është ironike që kryekrimineli të akuzojë për krim, duke pasur parasysh faktin se në shtëpinë time në vitin 2008 para fushatës zgjedhore është hedhur mjet shpërthyes. Edhe njëherë them; ironia është kur kryekrimineli të bën akuza për krim”, kundërpërgjigjet Talat Xhaferi, BDI.

Situata kulmoi me ndërhyrjen e shefit të grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu. 

“Pasi e mban mend mirë 2008-ën, e mban mend t’i se kush ta shkuli mjekrën dhe ta dha fytyrës atë lesh, ë..? Përpiqu të kujtohesh, dhe do të të kujtohet se kush ka qenë”, tha  Imer Aliu, PDSH.

Ndërkohë deputeti Bekim Fazliu, duke iu drejtuar ministres së brendshme Gordana Jankullovska  rreth rastit ‘Monstra’, e pyeti atë në mënyrë direkte nëse planifikon apo jo të japë dorëheqjen nga posti, për çështje morale. Ndër pyetjet e shtruara ishin edhe ato se sa është i gatshëm pushteti që të ofrojë zgjedhje të lira dhe demokratike; sa është numri i shqiptarëve të cilëve që nga viti 2008 e këtej u është ndërprerë ndihma sociale dhe pse?

Video nga Alsat-M 

Lajme të ngjashme

Back to top button