Ethe për Maqedoninë e Veriut, për negociatat me Komisionin Evropian

Komisioni Evropian tentoi të veprojë më së voni deri në maj të këtij viti, për ta përmbyllur kornizën për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe më së voni deri në qershor të fillojë bisedimet. Por, shfaqja e pandemisë së virusit korona, ndërpreu çdo proces, duke lënë të hapur aktivitetet në vazhdim deri në përmirësimin e gjendjes, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Evropian premton se do të “vazhdojë të bëjë presion për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut”, ndërsa paralelisht do të përkushtohet në përmirësimin e procesit të anëtarësimit në BE, përmes metodologjisë së re dhe kornizës evropiane investuese.

Tashmë qëllimet e BE-së janë të qarta, por se çfarë presim ne, lidhur me kornizën negociuese që duhet të publikohet nga ana e Komisionit Evropian në ditët në vazhdim?

Bojan Mariçiq
Bojan Mariçiq

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë për Portalb.mk se presin njëherë miratimin nga Komisioni Evropian, duke u bazuar në standarde dhe detyra, për të cilat do të duhet të negociojnë.

“Ne nuk do të komentonim derisa të miratohet nga Komisioni Evropian. Ne presim që ajo të ketë standarde dhe të përmbajë detyra për secilin kapitull, por detajet do t’i njohim pasi t’i shohim. Nuk presim befasi”, tha për Portalb.mk, Bojan Mariçiq, negociatori teknik i Qeverisë me BE-në.

Nga Instituti për Politikë Evropiane në Shkup thonë se procesi i negociatave mes RMV- KE, pritet të jep një kornizë e që ka disa elemente përbërëse të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, e cila pritet të jetë i ndërlikuar.

“Në çdo rast, ne presim një kornizë më komplekse të bisedimeve sesa më parë. Kjo për shkak të strategjisë së re të zgjerimit, e cila, edhe pse ka përfshirë 35 kapitujt e bisedimeve në gjashtë grupime, ka prezantuar gjithashtu përmbajtje të reja dhe parime të reja. Kuadri negociues prezanton funksionimin e institucioneve demokratike, administratën publike dhe kriteret ekonomike në grupimin “Themel”, e cila do të jetë një sfidë si për institucionet evropiane ashtu edhe për ne, sepse nuk bëhet fjalë për transpozimin e akteve të BE-së, por për standardet dhe politikat. Parimi i kthyeshmërisë do të jetë i ri, dhe roli i shteteve anëtare do të jetë më i madh. Mbetet të shihet se sa dhe si do të punohet kjo në dokument”, tha për Portalb.mk , Malinka Ristevska Jordanova, anëtare e Bordit Drejtues nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup.

Drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Malinka Ristovska Jordanova
Malinka Ristevska Jordanova

Ajo shton se KE nuk do t’i merr parasysh mosmarrëveshjet dypalëshe të vendit me shtetin grek dhe atë bullgar, por fokusimi do të jetë për anëtarësimin e shtetit kandidat.

“Ne nuk presim që Komisioni Evropian të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të hyjnë në kornizën e bisedimeve. Sidoqoftë, ne presim që, siç ka ndodhur deri më tani, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale me Greqinë dhe Bullgarinë – të shpresojmë për një konotacion pozitiv dhe neutral. Sidoqoftë, pasi Komisioni Evropian të paraqesë një propozim për një kornizë bisedimesh për vendet anëtare, do të ketë një harmonizim në Këshill, i cili nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve ekstreme Bullgare”, tha Jordanova.

Sipas saj, pritjet më optimiste janë që Presidenca Gjermane, e cila ka tema të tjera shumë të rëndësishme në gjashtë muajt e ardhshëm, do të jetë akoma në gjendje të miratojë Kornizën e Negociatave dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me vendin tonë – kjo do të nënkuptonte deri në fund të vitit. Duke mos harruar se ekipi negociues zyrtarisht shpallet vetëm pasi të miratohet nga Këshilli i BE-së.

Oliver Varhejl
Oliver Varhejl

Ndryshe, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhejli, para Parlamentit Evropian sot deklaroi se kornizat negociuese të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do t’u parashtrohen së shpejti vendeve anëtare të BE-së.

LEXO: Dimova: Injoranca është bllokuesi më i madh i agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut

LEXO: Varhejli: Kornizat negociuese për Shkupin dhe Tiranën gati këtë javë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button