Pesë futbollistë të Cërvena Zvezda pozitiv ndaj COVID-19

Pesë futbollistë të ekipit serb nga Beogradi, Cërvena Zvezda, janë pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Klubi i futbollit Cërvena Zvezda dëshiron të informojë publikun se në bashkëpunim me Institutin për Biocidë dhe Teknologji Mjekësore, testoi lojtarët për koronavirus dhe se pas kësaj Marko Gobeljiç, Njegosh Petroviç, Dushan Jovançiç, Marko Konatar dhe Branko Joviçiç morën sot rezultat pozitiv”, thuhet në faqen e internetit të klubit.

U njoftua se lojtarët në fjalë janë në gjendje të mirë, në izolim të rreptë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me ekipin mjekësor të klubit.

“Gobeljiç, Jovançiç, Petroviç dhe Konatar kishin simptoma të sëmundjes para ndeshjes së xhiros së fundit të Superligës së Serbisë kundër Proleterit, kur u krye testimi, dhe si masa paraprake nuk ishin atë ditë në stadium. Branko Joviç nuk kishte simptoma, nuk ka as tani, por është pozitiv. Gjendja e lojtarëve është duke u monitoruar me kujdes, ndërsa do të kryhet edhe test i ri përpara fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm”, theksojnë nga klubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button