Shqipëri, 33 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në 1.995, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë, Shkodër Pogradec dhe Kamëz

Ndërkohë janë shëruar edhe 25 qytetarë, duke e rritur në 1.159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, gjithsej 44 persona kanë ndërruar jetë dhe 792 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Deri tani në vend janë kryer 23.692 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për gjurmimin e rasteve.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore që është në fuqi deri më 23 qershor, ku në vend vazhdon edhe lehtësimi i masave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se duke nisur nga data 22 qershor, rifillon transporti ndërkombëtar detar i pasagjerëve. Gjithashtu nga sot, do të fillojnë veprimet për operimin e fluturimeve të rregullta ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button