MPB e bëri publike listën e personave fizik dhe juridik të cilëve nuk mund t’u dorëzohen vendimet për kundërvajtje

Ministria e Punëve të Brendshme në ueb faqen e saj sot publikoi listë (lista) me emra dhe mbiemra të 35 personave fizik dhe juridik të cilëve nuk mund t’u dorëzohen vendimet për kundërvajtjet e kryera.

“Këta persona fizikë dhe juridikë janë të ftuar, brenda tetë ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Sektorit për kundërvajtje Shkup-5, Komisioni për vendime për kundërvajtje, në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme – Sektori për kundërvajtje në rrugën “Dimitar Turimanxhovski” Nr.1 ​​Lisiçe (ngjitur me Qendrën Tregtare) – Shkup, në cilësinë e palës për marrjen e vendimeve të mësipërme, çdo ditë pune nga ora 8: 30-16: 30, e cila sipas nenit 385 paragrafi 3 nga Ligji për sigurinë e trafikut rrugor, nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e miratuar, do të munden të fillojnë kontest administrativ përpara Gjykatës Administrative”, thuhet në njoftimin në faqen e internetit të MPB-së.

Nëse personat nuk paraqiten, shtojnë, ky njoftim i shpallur publikisht do të konsiderohet dorëzim i rregullt që është në pajtim me nenin 385 paragrafi 3 nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor. 

Lista e MPB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button