RMV, sot zhvillohen testime kualifikuese në tre shkolla të mesme të mjekësisë

Në tre shkolla të mesme në drejtimin e mjekësisë sot po zhvillohet testim kualifikues për nxënësit-gjysmëmaturant të cilët kanë konkurruar në drejtimin infermiere. Testimi do të jetë në lëndët biologji dhe kimi, ndërsa nga rezultati do të varet cilët nxënës do të pranohen në vitin e parë shkollor 2020/2021 sepse ka më shumë kandidatë me pikë maksimale (75) se që janë paraparë në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për SHMQM “Dr Pançe Karagjozov” në Shkup ku për infermiere në mësimin në gjuhën shqipe në të cilën janë paraparë 102 nxënës në tre paralele, ndërsa me numër të njëjtë të pikëve janë paraqitur 166 nxënës.

SHMQ “Dimitar Vllahov” në Strumicë, në drejtimin mjekësor- infermiere në gjuhën maqedonase , të lira janë 34 vende gjegjësisht një paralele, ndërsa me pikë të njëjta janë paraqitur 39 nxënës, si edhe në SHMM “Gjorçe Petrov” në Prilep në drejtimin e mjekësisë – infermiere në gjuhën maqedonase për 34 vende gjegjësisht për një paralele kanë konkurruar 44 nxënës me pikë maksimum (75), njofton MIA.

Kontrollimi i njohurive në lëndët e biologjisë dhe kimisë do të jetë në gjuhën në të cilën ata kanë ndjekur shkollën fillore. Testet zhvillohen nga Byroja për zhvillimin e arsimit, dhe komisioni për organizimin e testimit kualifikues formohet nga anëtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, BZHA dhe mësimdhënës nga vetë shkollat.

Në gjimnazin e Shkupit “Orce Nikollov” sot nuk do të ketë testim kualifikues siç u paralajmërua paraprakisht për shkak numrit të madh të nxënësve të paraqitur me numër të njëjtë të pikëve nga vendet e parapara në konkurs.

Ndërkohë, aplikimi i parë nga afati i qershorit për regjistrim në vitin shkollor 2020/2021, sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat ​​e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, u zbatua në periudhën 16-18 qershor. Të premten, u publikuan listat e renditjes me nxënësit e regjistruar nga paraqitja e parë në afatin e qershorit për arsim të mesëm për vitin 2020/21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button