S’ka para! Qeveria merr hua për të paguar huanë

Për të mbuluar shpenzimet për subvencionet, pagat e administratës dhe subvencionet qeveria do të duhet serish të marrë borxh. Të dhënat zyrtare nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) tregojnë se muajin e ardhshëm ( Shkurt) vetëm për të hyrat e tre mujorit të parë Ministria e financave duhet t’u kthejë bankave 213,6 milion euro. Kjo është dyfish i të ardhurave nga tatimet të cilat Ministria e financave ka planifikuar të mbledhë për një muaj. Sipas buxhetit, të ardhurat nga të gjitha tatimet mesatarisht për një muaj janë 111,9 milion euro.

Të gjitha të ardhurat buxhetore nga të gjitha tatimet janë të harxhuara paraprakisht për gjashtë muajt e ardhshëm për të paguar vetëm borxhin e Ministrisë së financave. Qe do të thotë se në qoftë se me këto para vendos të lajë borxhet në banka, në buxhet nuk do të ketë më para për subvencione, për shpenzime tjera të domosdoshme të aparatit shtetëror në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ministria e financave në tre muajt e ardhshëm duhet të kthejë gjithsej 589,3 milion euro. Paratë në periudhën e fundit i kanë huazuar bankat dhe një pjesë të vogël personat fizik. Në Shkurt nga buxheti i shtetit duhet të paguhen 213.6 milion euro, në mars 79.3 milion euro në prill 305,4 milion euro.

Për të mbuluar shpenzimet qeveria do të duhet të marrë borxh edhe njëherë. Këtë e konfirmoi për Portalb eksperti ekonomik Visar Ademi.

“Në qoftë se qeveria i ka harxhuar në 6 mujorin e parë ato që duhej ti harxhojë për një vit vjen te reperkusioni, që do të thotë se duhet të merret përsëri borxh që të mund të mbulohen shpenzimet për administratën dhe për investimet kapitale, dhe mundësia e dytë është që të rriten tatimet që kjo mungesë parash të kompensohet nga sektori”, tha Ademi
Edhe sikur të gjitha të ardhurat buxhetore të shpenzohen për larjen e borxhit, përsëri shteti do të ketë mungesë të buxhetit për dy muaj tjerë. Dhe atë në kushte të mos shpërndajë paga, të mos shpërndaj subvencione, shpenzime tjera të domosdoshme për aparatin shtetëror.

Ademi beson se shteti e ka patjetër të huazojë përsëri për shkak se shteti nuk i rrit tatimet gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Ministria e financave në shkurt duhet të kthejë 13,16 miliardë denarë gjegjësisht 213,6 milion euro. Kjo shumë është më e madhe se sa borxhet të cilat i ka pasur në të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe deri në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button