Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti paradite do të jetë me periudha të diellit, pasdite mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm  me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup paradite mot me periudha të diellit, pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale. UV=7.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë 14 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 28 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e mërkura kushtet për paqëndrueshmëri  do të ulen, dhe do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë, por pasdite me kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button