Mbyllin me dry Ndërmarrjen publike komunale, kërkojnë rrogat!

Greva e punëtorëve  të  ndërmarrjes publike komunale të Tetovë sot ka vazhduar duke protestuar para Drejtorisë së ndërmarrjes publike komunale Tetova.

Mbi 300 punëtorë kanë kërkuar rrogat e tyre  të cilët nuk i kanë marrë tash e katër muaj. 
Në drejtorinë e ndërmarrjes komunale nuk kishte asnjë të punësuar brenda ndërsa punëtorët e pakënaqur i kanë vendosur derës drynin në shenjë revolte për rrogat e tyre.

“Ne nuk kemi bukë për të ngrënë ashtu siç kanë të gjitha familjet, edhe ne duam tu dërgojmë diçka për të ngrënë fëmijëve por si tu dërgojmë kur ka katër muaj ne nuk kemi marrë asnjë rrogë?! Ne duam atë çka na takon dhe asgjë tjetër, ne duam vetëm rrogat tona” tha për Portalb, Muzafer Bexheti, i punësuar në këtë ndërmarrje.


Edhe gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë prononcim nga ana e drejtorit të ndërmarrjes, Ajet Murati. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button