Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër në takim me kryetarët e komunave të Shkupit

Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të mbaje mbledhje me kryetarët e komunave të Shkupit, paralajmëroi kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Patjetër në secilin nivel duhet të rritet vetëdija për parandalim të virusit. Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër ka mbledhje me kryetarët e komunave të Shkupit. Secili nga ata duhet fuqishëm të ndihmoje në përballjen e kësaj situate me virusin korona” tha ministri Filipçe.

Pikërisht në Shkup janë më shumë se gjysma e rasteve aktive në vend. Nga informacionet e fundit ë vend ka 2942 raste aktive nga të cilit 1699 janë nga Shkupi. Pjesa më e madhe prej tyre, afër 400 janë në Çair, më pas vjen Gazi Baba, Buteli, Qendër, Saraj, Aerodrom, Karposh etj.

I infektuar me virusin korona është edhe kryetari i komunës Shkupit, Petre Shilegov i cili dje bëri publike këtë. Nga kryetarët e komunave të Shkupit, paraprakisht u infektua edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button