Vizgebu, një ishull i katandisur mes të Shkupit (FOTO)

Rrugë prej balte dhe gurëve, gropa të thella dhe pa ndriçim. Ky është halli i rrugës te lagjja e parë dhe më e vjetër e Vizbegut. Çuditërisht, lagjet tjera që rrethakojnë këtë, rrugët i kanë të asfaltuara madje edhe të ndriçuara mirëpo vetëm kjo në mes të tyre qëndron si lagje e shekullit të kaluar.

Qytetarët ankohen se edhe pas kërkesave të shumta që i kanë adresuar autoriteteve, nuk është ndërmarrë asgjë që kjo rrugë të asfaltohet. Disa të tjerë thonë se kjo është si pasojë e një revanshi të karakterit politik, pasi që në këtë lagje jetojnë disa aktivist të një partie tjetër nga ajo që është në pushtet.

“Un kam qenë fëmijë kur kemi ndërtuar shtëpinë këtu, dhe kemi qen e vetmja shtëpi në vend. Lagjet tjera janë formuar shumë më vonë se ne, mirëpo banorët e lagjeve tjera gëzojnë të mira më shumë. Neve nuk kemi asfalt, gjë që është elementare për një lagje me kaq shumë banorë”, tha një plak i kësaj lagje.

“Gjatë zgjedhjeve të fundit erdhën disa të cilët kërkonin votëbesimin e banorëve të lagjes me premtime se do e asfaltojnë lagjen tonë. Por kur u rinovua rruga në Bit Pazar, guralecët nga asfalti i asaj rruge erdhën dhe i hodhën këtu. Të gjitha lagjet tjera kanë asfalt, ndërsa neve këtu jo, dhe shumica në këtë lagje mendon se kjo bëhet për shkak se këtu ka disa aktivist të një partie politike e cila nuk është në pushtet”, tha një banor tjetër i kësaj lagje.

Përveç kësaj, ata u ankuan se shkolla fillore më e afërt është 26 Korriku e cila është shumë larg për nxënësit e Vizbegut, dhe se prindërit janë të shqetësuar nga rruga e gjatë të cilën e bëjnë dhe se është rrezik për fëmijët e vegjël. Ata kërkojnë zgjidhje edhe për këtë problem të cilin e ka kapluar Vizbegun.

Lagjja në fjalë, bën pjesë në territorin e komunës së Butelit, dhe të njëjtën komunë Portalb disa herë u mundua ta kontaktojë mirëpo nuk morëm përgjigje.

Lajme të ngjashme

Back to top button