COVID-19, Brazili shënoi mbi 1 mijë viktima të reja, Meksika dhe India disa qindra

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.022 vdekje, në Meksikë 387 ndërsa në Indi 306, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 36.666 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.067.579 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.022 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 49.976.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 215.793 raste dhe 12.494 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 8.824 personave dhe ka prekur 95.537 të tjerë.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

– Meksikë, 387 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meskikës njoftoi se me 387 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 20.781.

Ndërsa me 4.717 raste të reja është rritur në 175.202 numri i rasteve me COVID-19.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 dhe që janë shëruar pas diagnostikimit arrin në 131.686.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi, 306 vdekje të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar 306 vdekje dhe 15.413 raste të reja me COVID-19.

Sipas lajmit në kanalin indian NDTV, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 15.413 raste të reja duke e rritur në 410.461 numrin e rasteve.

Me 306 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 13.254 numri i viktimave nga COVID-19.

Me shërimin e 13.254 personave ka arritur në 227.756 numri i perosonave të shëruar.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button