Pendarovski: Masat kundër Kovid-19 janë të mira, por disa pjesë të shoqërisë dështuan në zbatimin e tyre

Në nivel të vendimeve sistematike, masat kundër pandemisë së koronavirusit në shtetin tonë nuk dallonin shumë nga ambienti që na rrethon, as nga shtetet e tjera të botës, por mendoj se disa pjesë të Qeverisë me zbatimin selektiv të masave, rregullave dhe ligjeve lidhur me bashkësitë fetare, kontribuuan plotësisht për t’u përhapur Kovid-19, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton Mia.mk.

Ai potencoi se thelbi i masave kundër përhapjes së virusit ishin përgatitur në bazë të rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH).

“Do të thotë, masat ishin ato, por në pjesën e zbatimit të masave ne dështuam, si shtet flas, por ai nuk është dështim i Qeverisë në tërësi, ai është dështim i disa segmenteve të rëndësishme të shoqërisë dhe kuptohet, dështim i një pjese të qytetarëve të cilët akoma nuk janë të vetëdijshëm se ato masa duhet të zbatohen, ajo është mënyra e vetme për preventivë të këtij infektimi”, thekson shefi i shtetit.

Sipas tij, me atë rast, nuk mund të përjashtoni nga përgjegjësia edhe liderët kyçë fetarë apo liderët e veçantë rajonal fetarë edhe në BFI edhe në KOM, të cilët vepruan plotësisht pa përgjegjësi ndaj shëndetit personal dhe shëndetit të besimtarëve, mes tjerash, kur bënë thirrje për festim apo ndjekje të atyre protokolleve kishtare apo fetare pa respektim të plotë të rekomandimeve.

Lidhur me gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme, ai thekson se në një  pjesë të opinionit, pjesërisht me vetëdije, pjesërisht pa vetëdije, ka pasur moskuptim rreth interpretimit të kësaj, siç thotë, “situate, me të vërtetë, unikate”.

“Numri i të infektuarve, nuk është i parëndësishëm nga aspekti njerëzor, edhe i të vdekurve, kuptohet, megjithatë, unë me gjendjen e jashtëzakonshme lejova që Qeveria të sundojë në kohë kur nuk ka Parlament, do të thotë Qeveria në të njejtën kohë të jetë edhe Parlament, të sjellë ligje, edhe Qeveria – t’i implementojë ligjet. Dhe në atë situatë është logjike se ju jepni mundësi të mund të sundoni nga shkaqe politike gjendje e jashtëzakonshme, Nuk jepni për shkak të numrit të të sëmurëve. Tani unë nuk them se ka pak, se korona është nën kontroll, megjithatë, them se tnai Qeveria më informon me shkrim se ka mjaft rezerva madje deri në fund të vitit, financiarisht dhe resurse të tjera të përballet me koronën”, thotë presidenti Pendarovski.

Lidhur me nxitjen e tensioneve nacionaliste në kohë para zgjedhjeve, Pendarovski thekson se konsideron që nacionalizmi nuk luan rol të rëndësishëm apo dominues para zgjedhjeve, as nuk ka rëndësi paragjykuese për atë se kush do të jetë fitues zgjedhor.

“Shpërthimet e këtilla të caktuara të nacionalizmit, mua më duket sikur janë vetëdijshëm të kahëzuara mediatikisht për të arritur efekte tek një pjesë e targetuar e popullatës”, thotë presidenti i Republikës, duke cekur se nacionalizmin e nxisin partitë politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje dhe dëshirojnë të bëjnë rezultat dhe konsiderojnë se  elektorati i tyre partiak dëshiron ta dëgjojë atë.

Rreth idesë së BDI-së për “kryeministër shqiptar”, Pendarovski thekson se nuk ka kurfarë pengese kushtetuese, politike apo ligjore që kryeministri i shtetit të jetë shqiptar.

“Nuk hyj në atë se cilët janë motivet e tyre partiake, i kam të qarta, megjithatë nuk shoh kurfarë pengese që ta cekin atë si kërkesë të tyre politike para partnerëve të tyre të ardhshëm potencial në qeverinë e ardhshme, nëse do të jenë në situatë të tillë. Atë që unë dëshiroj ta them në atë kontekst se deri më tani partia në pushtet, përkatësisht kryetari i partisë më të madhe në shumicën në pushtet çdoherë me dy përjashtime të vogla, ka qenë edhe kryeministër. Kryeministri, sipas rendit tonë të vendosur të sistemit politik, është figura më e fuqishme politike, këtë e dimë të gjithë”, shton shefi i shtetit.

Lidhur me negociatat për anëtarësim me BE-në dhe mundësinë për veto nga ana e Bullgarisë në këtë proces, Pendarovski thekson se nuk pret një hap të tillë nga ana e Sofjes.

“Mendoj se Bullgaria e ka marrë mësimin nga dekadat e kaluara, në kuptimin se mund të ishte lojtare shumë më e madhe rajonale, në kuptimin gjeopolitik dhe gjeoekonomik, ndërkaq atë nuk e bëri dhe nuk duhet të hyjë në matricat e shekujv 19 dhe 20. Mendoj se nuk do të hyjë elita e potë politike bullgare, sepse do të dëshirojë në shtetin tonë të jetë e pranishme në tjetër mënyrë, më shumë dhe në mënyrë tjetër, jo me bllokada dhe me veto, dhe mendoj se është mirë të shohin shembullin me Greqinë. Pas Marrëveshjes së Prespës Greqia në mënyrë të pakontestueshme u pozicionua si lojtari kyç rajonal, të cili vite e vite prapa i ishte pamundësuar qasja nga kjo anë jugore drejt Evropës, sepse kishim kontest i cili zgjati”, theksoi presidenti Pendarovski në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button