“E drejta familjare”, libri i parë universitar mbështetur në legjislacionin e RMV-së, në gjuhën shqipe

Libri i parë dhe i vetëm në gjuhën shqipe që përfshin legjislacionin familjar pozitiv në Maqedoninë e Veriut është botuar dje ndërsa autor të këtij të fundit janë Emine Zendeli, Arta Selmani, Dejan Mickoviq dhe Angel Ristov, të gjithë profesor universitar, shkruan Portalb.mk.

Ky tekst universitar “E drejta familjare” ka ardhur si rezultat i nevojës disavjeçare për një tekst të tillë në gjuhën shqipe, mbështetur në legjislacionin pozitiv (aktual) të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë libër janë dhënë referenca të detajuara legjislative dhe teorike të parashikuara në të drejtën krahasuese, sa I përket zgjidhjeve të çështjeve aktuale të rëndësishme nga lëmia e rregullimit juridik të familjes dhe marrëdhënieve familjare në përgjithësi.

“Në këtë kontekst janë përpunuar konceptet e reja që e karakterizojnë të drejtën familjare bashkëkohore, siç janë: barazia e fëmijëve jashtëmartesorë me fëmijët martesorë; ndryshimi i modelit të familjes; rregullimi juridik i bashkësisë jashtëmartesore; familja e themeluar nga personat e së njëjtës gjini; orientimi i fokusit të së drejtës familjare kah përgjegjësia prindore; teknologjitë e reja të reproduktimit artificial dhe ndikimi i tyre në përcaktimin e amësisë dhe atësisë; ushtrimi i përbashkët i përgjegjësisë prindore pas shkurorëzimit të martesës; regjimi i kontraktuar i pasurisë së bashkëshortëve martesorë dhe bashkëshortëve jashtëmartesorë” shkruajnë në rrjetin social “fejsbuk”, autorët e librit.

Libri "E drejta familjare".
Libri “E drejta familjare”.

 

Ndryshe, marrë parasysh qasjen shumë dimensionale të studimit dhe analizës së instituteve të së drejtës familjare, metodologjinë e arritur shkencore dhe literature e zgjedhur profesionale të vendit, e veçanërisht edhe atë të huaj, autorët e tekstit shpresojnë se ky libër përveç studentëve të fakulteteve juridike, do ti shërbeje edhe publikut më të gjerë shkencor dhe profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button