Gazsjellësi nëpër Vodno është vonuar, ka probleme teknike pranë Sopishte dhe Shishovë

Dy vjet pasi u shpall si ndërmarrje prioritare infrastrukturore dhe u prezantua si zgjidhja e vetme për përfundimin më të shpejtë të gazsjellësit dhe gazifikimin më të shpejtë të rajonit të Pollogut, traseja e gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar përmes shpateve të Vodnos nuk është përfunduar ende, ndërsa muajt e fundit aty nuk mund të vërehet asnjë aktivitet ndërtimor, shkruan Meta.mk.

Vizitorët dhe ata të cilët merren me rekreacion në Vodno kanë mund të shohin vetë se gypat përgjatë rrugës së gazsjellësit janë hedhur vetëm pjesërisht, vende-vende nuk janë bashkuar e përgjatë tërë trasesë, në të cilën u prenë qindra metra kub pyje dhe shpate e shtigje pyjore u gërmuan, ende qëndrojnë të pa rregulluara, siç ishte kur filluan punimet e ndërtimit në gazsjellësit në 2018.

Siç ka mësuar Meta, arsyeja për këtë ngecje janë problemet teknike në dy lokacione të veçanta në trasenë e gazsjellësit nëpërmes Vodno, mbi fshatrat Sopishtë dhe Shishevë. Problemi në afërsi të Sopishtës u shfaq kur popullsia vendase, e revoltuar që gypat e gazsjellësit është dasur të kalojnë pranë varrezave të fshatit, kërkuan ndryshimin e trasesë në atë pjesë, ndërsa në skajin tjetër të Vodnos, mbi fshatin Shishevë para hyrjes në grykën e Matkës, problemi është shfaqur shkaku i pjerrësisë jashtëzakonisht të madhe të trasesë dhe hapësira e ngushtë mbi të cilën janë realizuar punimet.

“Ndërtimi i seksionit që kalon nëpër Vodno ishte paraparë të përfundojë brenda disa muajsh, por ende nuk është përfunduar, sepse nuk ka kushte teknike për të realizuar hidrotest”, pranon njeriu i parë i ndërmarrjes shtetërore të Burimeve Energjetike Nacionale (BEN), Bajram Rexhepi.

“Dy situata të paparashikuara u shfaqën në të dy anët e Vodnos, të cilat i pamundësuan kushtet teknike për hidrotestin. “Në anën e fshatit Sopishtë, i gjithë fshati doli përpara me kërkesë për të bërë një ndryshim te varrezat (kishte peticion të nënshkruar nga mbi 1.000 qytetarë) dhe ne u detyruam të bëjmë ndryshimin”, tha ai.

Sidoqoftë, sipas Rexhepi, këto probleme tani janë zgjidhur dhe posa të përfundojnë procedurat administrative në lidhje me trasenë e ndryshuar, punimet e ndërtimit do të vazhdojnë. “Ndryshimi te varrezat është në fazat e tij përfundimtare dhe pres që projekti i infrastrukturës të miratohet shumë shpejt”, shtoi drejtori i BEN.

Ai sqaroi se nga ana tjetër, afër fshatit Shishevë, për shkak të uljes së rripit për punë, duhet të miratohet një metodologji e re për saldim dhe ulje të tubave në kushte të shpateve ekstreme, në një rrip të zvogëluar pune prej 10 metrash. “Kjo metodologji është zhvilluar dhe miratuar, kështu që pres kjo pjesë të kompletohet plotësisht dhe të rikthehet në gjendjen e saj origjinale”, shtoi Rexhepi.

“E dua Vodnon” me keqardhje komentojnë se është e qartë që të kota kanë qenë përpjekjet e tyre për të theksuar me kohë pikërisht ato dy probleme të mundshme me të cilat pashmangshmërisht do të përballet traseja e gazsjellësit përmes Vodno. “Kur ne e bënim fushatën “JO NËPËR VODNO”, ndër të tjera kemi e vinim në pah fizibilitetin e vështirë të projektit, veçanërisht për pjerrësinë afër Shishevës si dhe për tubacionin që kalon nëpër varreza. Në atë kohë, ishte më e rëndësishme të ruanim ndërtimin e gazsjellësit në kohë, edhe pse ata na e pranoni se kishim të drejtë “, tha Tatjana Stojanovska nga EDV.

Siç dihet, në shtator 2018, përkundër protestave të aktivistëve për ruajtjen e pyllit-park Vodno, Qeveria e miratoi propozimin për të vazhduar ndërtimin e këtij seksioni pikërisht përmes zonave më të vlefshme të Vodnos, duke marrë mbi vete detyrimin për të kompensuar dëmin për gjelbërimin e shkatërruar. Për atë qëllim, BEN menjëherë pasi ishte marrë vendimi, transferoi një milion denarë në llogarinë e Qytetit të Shkupit për rivitalizimin dhe pyllëzimin e pyllit dhe malit, por deri më tani mbjellja e premtuar e pemëve të reja nuk ka përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button