Bastri Bajrami mbledh nënshkrimet për kandidaturën e tij në Haraçinë

Nga dita e nesërme kryetari aktual i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami nis iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e tij të pavarur për kryetar në këtë komunë. 

Nënshkrimet do të mblidhen në zyrën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në objektin e Komunës së Gazi Babës e cila gjendet përballë hotelit “Continental” në Shkup.

Bajrami ka nxjerrë Ramiz Nuhiun për bartës të listës së këshillëtarëve ndërsa kandidaturën e pavarur shpalli para dy ditëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button