Hoti ia zë vendin Osmanit në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, shkruan Kallxo.com.

Në votimin për shkarkimin e saj nga 123 anëtarë sa i ka Këshilli Drejtues, 95 kanë marrë pjesë në votim. 70 kanë votuar për, 16 kundër dhe 9 kanë abstenuar Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti është zgjedhur në pozitën e nënkryetarit, post ky që deri sonte e barti Vjosa Osmani.

”Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim. Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë’’, bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button