Komandant Koki dënohet me gjashtë muaj burg

Sot, Gjyqi penal në Shkup e dënoi Nikolla Gjeorgjievin i njohur si Komandant Koki, me gjashtë muaj burg.

Sipas akuzës, natën e 23 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi me veturën e tij Gjorgjievi ka vozitur shpejtë nëpër rrugën Ivo Llola Ribar, atë janë munduar ta ndalin policët e njësitit “Alfa”, të cilët kanë qenë kujdestarë në atë rajon. Ata kanë thirrë edhe përforcim, dhe pastaj në një rrugicë të verbër e kanë ndaluar komandant Kokin, i cili, siç thuhet në akuzë, ka refuzuar të bashkëpunojë, e pastaj e ka tërhequr njërin polic për qafe dhe i ka rënë një boks, me ç’rast polici ka rënë përtokë pa vetëdije.

Avokati i Komandant Kokit, Sashko Dukovski, e kontestoi akuzën, duke thënë se sipas dëshmive të prezantuara nuk ka psur mundësi që Gjeorgjievi me dorën e majtë ta tërheqë policin, ndërsa në fotografinë e dokumentacionit të ketë gërvishje në pjesën e majtë të qafës. Tronditja në tru e policit, sipas avokatit, është konstatuar me deklaratë gojore të tij se i merren mendtë, i vjellet dhe se ka kokëdhimbje.

Për shkak se konsiderohet se i akuzuari mund ta përsërisë veprën, siç tha prokurori, për shkak se deri tani është akuzuar për vepra penale të kësaj fushe, gjyqi vendosi që Nikolla Gjeorgjiev të mbetet në paraburgim deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button