71 raste të reja me virusin korona janë regjistruar sot në Shqipëri, 1 i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime dhe janë konfirmuar 71 raste taste të reja me COVID-19 në vendin tonë, shkruan Euronews Albania.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një 62-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën për shkak të virusit. Në spitalin Infektiv janë aktualisht 78 pacientë të shtruar, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 1 intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)

Testime totale                          23453

Raste pozitive                          1962

Raste të shëruara                    1134

Raste Aktive                                  784

Humbje jete                              44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë       361
  • Durrës     151
  • Shkodër  127
  • Vlorë            54
  • Fier               37
  • Korçë           17
  • Lezhë           16
  • Elbasan       10
  • Kukës             8
  • Gjirokastër  2
  • Berat               1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button