Spanja raportoi 363 raste të reja me COVID-19, në mesnatë do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Spanja gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 363 raste të tjera të zbuluara me koronavirusin e ri (COVID-19), përderisa në mesnatë vendi përgatitet të heq gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur për të parandaluar përhapjen e virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i infeksioneve të reja ka shënuar një rritje të lehtë nga dita e djeshme, duke e çuar në 245.938 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Numri i vdekjeve në Spanjë po ashtu u rrit në 28.322, me shtatë vdekje të reja të raportuara.

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kufijtë e vendit do të rihapen përsëri për Evropën dhe lëvizja e lirë brenda vendit do të rrifillojë për herë të parë që nga 14 marsi.

Bllokimi i Spanjës ishte një nga më të rreptat në botë dhe ka arritur të reduktojë në mënyrë të konsiderueshe vdekjet dhe infeksionet e reja.

“Ne u goditëm fortë, por rezistuam. Falë gjendjes së alarmit, ne shpëtuam 450 mijë jetë në vendin tonë”, tha kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv të shtunën.

Sanchez u bëri thirrje qytetarëve që të mbeten të kujdesshëm.

“Virusi mund të kthehet dhe të na kapë në një valë të dytë. Ne duhet ta shmangim atë me çdo kusht. Ne do të jemi vigjilentë”, tha ai.

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, çdo rajon i Spanjës do të drejtojë nga qeveria qendrore për të vendosur se cilat kufizime do të mbeten në vend.

Zonat si Galicia, Katalonja dhe krahina autonome Baskia tashmë po debutojnë për “normalen e re”, por Madridi do të vazhdojë me disa kufizime të bllokimit.

Në mbarë vendin, maska do të mbetet e detyrueshme në vende ku nuk mund të garantohet një distancë prej 1.5 metrash midis njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button