Polytron për herë të parë me telefon transparent!

Polytron ka zbuluar telefonin e parë inteligjent, prototipin e parë në botë, i cili vjen me ekran të plotë transparent.

Prodhuesi tajvanez ishte duke e programuar këtë model për një kohë të gjatë dhe pas prezantimit të modelit prototip të telefonit mund të shihet qartë se vetëm disa përbërës të ekranit janë të dukshme, si pllaka, qarku i memories dhe kamera.

Materiali kryesor me të cilin është krijuar telefoni është prej xhami, ndërsa ekrani i tij është i ndjeshëm në prekje dhe për momentin ofron vetëm disa funksione fillestare.

Modeli më shumë është një provë e konceptit për momentin dhe i njëjti mund të shkaktojë disa probleme, kur në të shtohen më shumë karakteristika, sepse mund të bëhet e ndërlikuar për të lexuar në një ekran transparent.

Megjithatë, Polytron është duke planifikuar të debutojë me teknologjinë e re në telefon deri në fund të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button